Në Ukrainë u shemb miti mbi superfuqitë

vull

 

U prite që të,nisë invazion ushtarak i Putinit mbi Ukrainën. Putinit i’u rit mendja ,dhe u vetvlersua si apsolut mbi pushtetin,ngase disa dekada e sundoi mbi  pushtetin  me malverzime,duke e mgulfatur opozitën,edhe pse kushtetuta nuk e lejonte,por ai bënte rokada herë kryetar e herë kryeministër. Nga mendjemadhsia i ushqej aspiratat hegjemoniste,të cilën e ushtroi me invazion ushtarak mbi Ukrainën,me arsye se Ukrainën e ndjente si të veten,dhe ky mendim konspirativ personal,mendoi se edhe Ukrainasit e ndjenë Putinin si të vetin,ky qe zhgënjim fatal.

U lëshua në aventurë,e inicuar nga egoja e sëmurë, i ushqyer nga  kohzgjatja e tepërt në pushtet.Pushteti i stërgjatur shumë udhëheqësve ua ka hëngër kokën ,që nga koha e faraonëv  dhe perandorëve mesjetar.

Nga raportet e frontit,mundemi të kuptojmë se qenka vështirë,të luftosh me ate i cili është i ngjeshëm me ty,sepse e din mënyrën e të manduarit ,dhe se e ka shkollën e njejtë luftarake.Ato njohuri i përdor kundër ty,dhe është në epërsi që ia mundson tereni i vet.

Pa marë parasysh epilogun përfundimtar të luftës,botës do t’i shërbejë si satisfaksion dhe çlirim nga bestytnitë e superfuqive,tani më lahtë do të frymojmë.

Në Ukrainë u shemb miti mbi superfuqitë ushtarake,u kuptua se superfuqi qenka vullneti, dashuria, vendosmëria,ndërgjegjja e lartë për shtetin, dhe dëshira për të patur shtetine pamvarur.

Ky mesazh do të kuptohet nga të gjithë shtetet e botës,si dhe mesazh që të kuptojnë superfuqitë tjera në botë,se nuk pushtohet vullneti i shtetasve sa do të vegjël.

Nexhat Bexheti

Next Post

Mënyra të ndryshme të transportit për kthimin e personave të vdekur në Atdhe

Ne ndihmojmë – transport modern dhe me çmim të arsyeshëm Kthimi i personave të vdekur nga jashtë në vendin e tyre mund të jetë mjaft i kushtueshëm. Ekzistojnë disa faktorë dhe kërkesa të veçanta që duhet të përmbushen gjatë transferimit për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal i Zi, Lugina e Preshevës […]

Subscribe US Now