NUK KA KOMBE DHE RELIGJIONE BARBARE, POR KA GRUPIME DHE INDIVIDË QË DUHET TË NDALOHEN E NDËSHKOHEN

vull

Në aktin e mbrëmshëm kriminal në Vjenë të Austrisë, që e tronditi opinionin evropian e botëror, sipas njoftimeve zyrtare, në të tri palët ka pasur persona me përkatësi shqiptare, edhe vrasës edhe viktima, të vrarë e të plagosur, por edhe pjesëtarë të njësive speciale të policisë, të cilët e kanë rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të qytetarëve vjenezë dhe të rendit të shtetit të Austrisë, vendit mik i dëshmuar ndaj shqiptarëve.
Krimi nuk njeh komb dhe besim fetar, as gjuhë, kulturë, traditë apo shtetësi. Të gjitha aktet kriminale janë punë të liga dhe të dënueshme. Barbarë ka pasur dhe ka kudo, edhe në mesin tonë, por ata duhet të ndalohen, të rehatohen me riedukim dhe trajtim mjekësor, apo të ndëshkohen me dënime përkatëse para se të shkaktojnë fatkeqësi ndaj të tjerëve, njerëzve të pafajshëm. Sidomos duhet të luftohen rrjetet kriminale dhe fryma barbare që përhapin grupime të ndryshme politike dhe religjioze, kudo, edhe ndër ne.
Puna më e mirë që mund të bëni në këto momente është lutja për viktimat, ngushëllimi i familjeve të tyre, si dhe ngritja e nivelit të gatishmërisë dhe përgjegjësisë për parandalimin e akteve të këtilla.
Uroj të mos përsëriten skena të tilla krimi e barbarie!
(3.XI.2020)
Next Post

Dr Senera sukses edhe në Kosovë, shqiptarët kudo e duan punën e saj…

Botox eshte nje lloj i procedures kozmetike ku poshte lekures krijohen injeksione te nje neurotoksine speciale – nje preparat qe ka nje baze natyrore, qellimi i se ciles eshte te paralizoj lidhjet nervore, gje qe çon ne relaksimin e muskujve dhe zbutjen e rrudhave. Perberesi aktiv quhet toksine botulinum (nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: