Partia e re e Azbi Likës dhe Ibrahim Dearit në koalicion me Selën dhe Bilallin do dërmonin rëndë BDI-në

vull

Mohimi i Ibrahim Dearit për të marrë e udhëhequr, Ministrinë e Investimeve të Huaja, është koxha protestë e revoltë e lyer dhe e përlyer me pakënaqësi e hidhërime ndaj Ali Ahmetit dhe partisë së tij, BDI. Në njërën anë zhdukja e Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrid që e udhëhiqte, Azbi Lika, në anën tjetër, revolta e Ibrahim Dearit, tregojnë hapur se marrëdhëniet e degës së Tetovës me kryesinë qendrore të BDI-së nuk funksionojnë si duhet, e na detyrojnë të mendojmë se Kryesia Qendrore është në kundërthënie me BDI-në e Tetovës.

 

Dega bëdëiste e Tetovës jo që si kanë punët mirë me Ali Ahmetin, por edhe me kryetaren e Tetovës Teuta Arifin. Kjo u dëgjua edhe në përgjimet e El Çekës, ku z.Teuta Arifi kundërshtonte ashpër deri në dorëheqje Ali Ahmetin në lidhje për Tetovën.
Të gjitha këto pakënaqësi të BDI-së së Tetovës na çojnë të dyshojmë, se mos vallë për shkak të kësaj pakënaqësisë e revolte dega e Tetovës mund të ndahej e shkëputej nga BDI-ja për të formuar parti të re, në krye me Azbi Likën, i cili që 18 vjet ka qenë i ruajtur nga turpet e udhëheqësve partiakë në krye me Ali Ahmetin, Musa Xhaferin etj.


Mos ndoshta partia e re e Azbi Likës dhe Ibrahim Dearit që s’pranoi postin e Ministrisë së Patateve e Domateve, (ministri pa kabinet e zyrë, pa sekretar, pa vendqëndrim e adresë) në të ardhmen parazgjedhore do koaliciononte me partinë e Selës dhe Bilallit për ta mposhtur rëndë partinë e BDI-së
@S.Mehazi

Next Post

Vuani nga reumatizma? Kjo është periudha e duhur për ta luftuar/ Njihuni me terapinë që bën mrekullinë

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë. Në Greqinë dhe Romën e lashtë, njerëzit thonin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit. Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: