Për të gjithë ata që u ngazëllyen nga ideja e kryeministrit shqiptar!

vull
Nga Valbona Toska, nënkryetare e PDSH-së
Për të gjithë ata që u ngazëllyen nga ideja e kryeministrit shqiptar!
Maqedonia e Veriut është shtet që me kushtetutë ka përcaktuar rregullim shtetëror të demokracisë parlamentare. Sipas Kushtetutës modeli i demokracisë përfaqësuese në Maqedoninë e Veriut është ai i realizimit të përfaqësimit nëpërmjet të përfaqësuesve, përkatësisht deputetëve në institucionin Parlamenti i RMV-së. Pushteti ekzekutiv – Qeveria caktohet nga Parlamenti dhe atë e udhëheq Kryeministri. Qeveria dhe kryeministri duhet të kenë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve që të mund të zgjidhen. Kryetari i shtetit mandatin për ta formuar qeverinë ia jep asaj partie që në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të votave. E dimë se në kushtet aktuale asnjë parti shqiptare nuk mund të arrijë që të ketë numrin më të madh të deputetëve e rrjedhimisht ta marrë mandatin. Gjithashtu e dimë se cilado qoftë parti maqedonase që do ta marrë mandatin, për të formuar qeveri duhet të hyjë në koalicion me një apo më shumë parti shqiptare. Por, bartës i politikave të qeverisë së shtetit mbetet kryeministri, përkatësisht partia që fiton më shumë vota. Cilat politika do t’i zbatojë një kryeministër eventual shqiptar në një kontekst të këtillë? Çfarë do të përfitonin shqiptarët më shumë se faktin që njeriu i parë i qeverisë i përket kombit shqiptar? A do të zbatonte politika të ndryshme nga një kryeministër i një kombësie tjetër?
Megjithëse këto fakte i dinë shumë mirë edhe ata të BDI-së, edhe qarqet intelektuale, nuk pushojnë komentet e tipit se tani ka ardhur koha të paraqitemi me mendime madhore. Sa mendim madhor na qenka të kërkosh kryeministër shqiptar në kushte kur a priori dihet se atributi shqiptar vetvetiu nuk do të sigurojë asnjë mundësi për të ndryshuar politikat shtetërore në raport me shqiptarët! Apo ndoshta ,,guximi” për ta artikuluar idenë e bën atë madhore?!
Prandaj kthjelloni mendimet dhe mos u bëni pjesë e manipulimit të radhës!
Meqë ra fjala, pse e heshtën intelektualët daljen në garë të PDSH-së për postin e zëvendës kryeministrit, i cili, me formën e ofruar, për herë të parë do të mundësonte hapjen e rrugës së modelit tjetër të demokracisë, atij që zbaton kontrollin e vendimmarrjes me parimin e konsensusit? Mos ndoshta pse me gjithë argumentimin e dhënë është shumë e arritshme?!
Next Post

Polisi: Pro idesë për kandidatin shqiptar mbipartiak për kryeministër

Ferat Polisi Pro idesë për kandidatin shqiptar mbipartiak per kryeministër. Një shteti që gjuhën dhe kulturën nuk ja njeh Bullgaria, religjionin nuk ja njeh Serbia, historinë dhe territorin ja vë në diskutim Greqia, duhet ta kuptojë që jo rastësisht i vetmi fqinj miqësor është Shqipëria, dhe kjo është meritë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: