Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Përdhunimet dhe heshtja e rasteve, është rezultat i mendësisë së trashëguar nga Kanuni!

3 min read
Loading...

Autor:Sali Kabashi-Historian
Rasti i vajzës së mitur nga Drenasi dhe heshtja e atij rasti deri tani, pastaj sipas disa zërave, se në atë stacion policor nuk është vetëm ky rast por ka edhe tjerë ku është abuzuar me gra por janë është heshtur, si dhe raste të llojllojshme që ndodhin dhe heshtën duke mos u alarmuar si shoqëri që po shkojmë drejt një katrahure shtazarake, tregon më së miri se në çfarë niveli ka rënë karakteri i një populli që pretendon se është më i lashti në Evropë.
Për më keq, janë edhe rastet kur vajzat përdhunohen dhe vriten, ndërsa rastet heshtën dhe nuk dënohet askush, e raste të tilla ka shumë në Kosovë, fatkeqësisht.
Mendoj se e gjithë kjo është një gjendje e një mentaliteti të retarduar të shqiptarëve, i lënë nga ligji i Maleve, apo Kanuni, i cili hapur diskriminonte gruan!
Jo të pakta ishin rastet në kohën kur edhe hapur aplikohej ligji i Kanunit, të ndodhnin përdhunimet e të miturave dhe vajzave të reja nga “hamshorët”, e vajza nuk guxonte të tregonte, por nëse e bënte një gjë të tillë, shpallej “kurvë” dhe martohej me një burrë të paaftë ose një të moshuar.

Mbyllja dhe heshtja e rasteve të tilla, nuk bëhet për gjë tjetër vetëmse të mos ndyhet emri dhe personaliteti i burrit që e kryen veprën, sepse për vajzën, nuk bëhet fjalë, ajo s’guxon me folë!
Se Kanuni ka lënë gjurmë në mentalitetin e vonuar të shqiptarëve, tregon fakti shokues, kur shumë burra, 20.000 vajzat, gratë, motrat dhe nënat shqiptare të përdhunuara nga serbët, i shohin si të përdala, sepse thonë se “ato vet i provokuan serbët”! Ky është fundi i një mendimi të çmendur, nga një tru i izoluar.
Diskriminimi i vajzave apo grave në Kanun, paraqitet edhe ne nenet e tij, kur hapur e diskriminon gruan dhe paraqet konsideratën ndaj saj si të një skllave legale:
Nyje 28:
Trashegimi i gruesshqyptare
“Gruejashqyptare, fare trashegimitska te prindja – Kanuja e xengruen (vajzën) si nji tepricë në shpi”
Nyje 29:
“Grueja (vajza) asht shakull për me bajt”
(Shakull = Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të bartur bulmet, vaj, djathë, etj.)
Nyje 33
Tagri (e drejta) i burrit mbi gruen
“Burri ka tagër (të drejtë):
a) me kshillue e me qortuegruen;
b) me rrahë e me lidhë gruen e vet, kur të mbërrijë me ia përbuzë fjalën e urdhnit.”
Këto nene, i japin mundësi veprimi të gjithë përdhunuesve të nderit të një vajze dhe përdhunimit, poashtu edhe të te drejtave të saj parësore të garantuara me ligjet ndërkombëtare dhe demokratike. Kjo ngase kur një vajzë konsiderohet “tepricë”, atëherë e drejta mbi të është mbi normalen, ndoshta edhe të përdoret si skllave në çdo aspekt, kjo edhe dëshmohet, sepse Nyje 33 thotë se burri ka të drejtë ta lidhë e ta rrahë, vetëm nëse gruaja e diskuton apo e konteston fjalën e tij! Poashtu e paraqet si skllave edhe Nyje 29, ku e konsideron si Shakullë apo çantë, e cila nuk shërben diçka tjetër vetëm për ngarkim dhe bartje!
Andaj, personalisht mendoj se një pjesë e madhe e fajit është e mendësisë tonë shqiptare e cila ka mbetur në vendnumëro, sepse ka të atillë që ende e mendojnë Kanunin si një ligj hyjnorë, që kinse i ka nxjerrë nga errësira, më e keqja është se një gjë e tillë mësohet dhe predikohet edhe në shkolla. Fatkeqësisht, në errësirë na la, sepse po e diskriminon gjysmën e shoqërisë, gruan.