Pse duhet t’i themi PO Presidentit Konsensual

vull

BDI si forcë politike ka treguar gjithmonë vullnet për kompromise në çështje të rëndësishme shtetërore duke dëshmuar një largpamësi dhe pjekuri politike e cila ka ndihmuar vendin në momentet më kritike të saj. Ka qenë promotorë i formulave me të cilat është penguar majorizimi i shqiptarëve dhe nënvlerësimi i faktorit politik shqiptar.

Në këtë frymë ishte edhe ideja për president konsensual e vitit 2014. Në këtë frymë sot më të sigurt se kurrë vazhdojmë betejën për President Konsensual. President i cili do të jetë figurë e unitetit mbarpopullorë dhe drejtues i ideve tona strategjike për NATO dhe BE. Konsensualiteti si parim është jetik për funksionimin e një shteti shumë etnik dhe multikulturorë, për një sistem shumpartiak si ky i yni. Sepse mungesa e kompromiseve e konsensusit ka qenë shkak i shumë fërkimeve ndër etnike dhe partiake në të kaluarën.

Sot kemi konsensus për çështjet më të rëndësishme shetërore. Buxheti, Qeveria, Kryetari i Parlamentit të cilat janë reflektim i konsensusit dje e qe sot po shijojmë benefitet te gjithë bashkërisht. Presidenti konsensual nuk është i rëndësishëm për ne për shkak të emrit të përveçëm me gjithë konsideratën ndaj figurës së tij. Po për garancën që jep instalimi i këtij parimi. Sepse sot kemi Stevon nesër mund të jetë Agimi apo tjetri.

Presindenti konsensual që ne do të zgjedhim nesër do të ruan balancin mes pushteteve, do të ketë mundësinë të vendoset mbi palët sepse i tillë erdhi mbi bazën e një kompromisi të gjërë dhe jo duke mbivendosur partinë mbi shtetin. Konsensus mundë të arrihet vetëm kur synimi është i përbashkët. Dhe synimi jonë për një shoqëri demokratike dhe me të drejta të plota të të gjithë qytetarëve është gjuha me të cilën u morën vesh gjithsej 31 parti politike.

Me 21 prill do të triumfon ideja, koncepti do fitojnë qytetarët , do të triumfon Maqedonia e Veriut. Duke e ç’instaluar përfundimisht mendësinë e cila e devalvoi institucionin e Presidentit të Shtetit dhe e shndërroi atë në zyrë për politika të ngushta personale dhe partiake./TS/

Next Post

Tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut

Mbahet tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut-sfidat dhe perspektivat Në Universitetin e Tetovës mbahet tryezë me temën: Roli i psikologut-sfidat dhe perspektivat, ku debatet e kësaj tryeze kanë në fokus avancimin e rolit të psikologut. Profesor Dr. Lulzim Murtezani, shef i Katedrës së Psikologjisë në Universitetin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: