Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Pse, sot vendit i duhet një filozofi zogiste dhe sistem mbretëror?!

8 min read

Pse, sot vendit i duhet një filozofi zogiste dhe sistem mbretëror?!

Prej më shumë se një shekulli, që nga shpallja e pavarësisë, për të mos thënë që nga Lidhja e Prizerenit, kombi ynë ka kaluar nëpërmjet një rruge të gjatë e të mundimshme.

U perballë me Traktatin e Shen -Stefanit-Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës, Konferencen e Parisit ku me sejcilën prej tyre lidhet me patjetër  Lidhja e Prizerenit, Shpallja e Pavarësisë dhe Kongresi i Lushnjes.

Nga keti tre paralelizma, dihet se kongresi i Lushnjes, bashke me ata që e bënë atë, sipas filozofisë “Atdheu mbi të gjitha” bëri kthesën e madhe ku Shqipëri filloj të bëhet shtet dhe gjithashtu u arrit të ruhen, prej Konferencës së Parisit, të paktën kufijtë londinez edhe pse të cunguar nga Kongresi i Berlinit e Konferenca e Londrës.

Shqipëria u përball gjatë kësaj periudhe edhe me dy lufta botërore, ku perfundimisht, pas LDB , doli e cunguar dhe për fatin e saj të keq nën diktaturën komuniste.

Nga shpallja pavarësisë e deri sot kemi kaluar sisteme qeverisëse dhe sisteme politike të ndryshme, por tre periudha ngelen kryesore për ne.

Ajo e periudhes para LDB që fillon me shpalljen e pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes deri më 1944

Ajo e diktatures komuniste 1944-1991.

Periudha postkomuniste e pluralizmit të pas viteve ‘90 e deri sot.

Periudha ku Shqiperia e sotme mund të marrë shembullin e mirë të saj, ku ajo ishte me stabilitet kombëtarë, mori zhvillim ekonomik sipas kohës, ku pati shtet ligjor institucional, rend e qetësi, të drejtë besimi dhe arsimimi, mbetet ajo e para, ajo e viteve 1920-1939 e quajtur me të drejtë “Koha e Zogut”, i cili me filozofinë e Tij arriti të bëj fiset komb e kombin shtet.

Pse kërkohet filozofi zogiste sot?

Çeshtja kombëtare eshtë themeli i filozofisë zogiste, ku pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka kuptim Kombi Shqipëtarë.

Nderkohë, në 1944 u shit Kosova për pushtet sllavo-komunist e duke vazhduar edhe sot me dorëzim pa kushte para çdo kancelarie të huaj me marrveshje dhe projekte që vazhdojnë të cënojnë integritetin kombëtar.

Si në treg, me pa të drejtë e pa transparencë, merren me deformim kufijsh tokësore dhe detarë, duke mos e vlerësuar si duhet bashkimin kombëtar me Kosovën dhe duke mis u marrë asnjëherë siç duhet me çeshtjen çame apo të shqiptarëve kudo ku gjenden brend kufijve të shteteve fqinjë.

Eshtë e vërtetë se shtetet e ndryshme Euro-Atlantike kanë luajtur rol në konsoludimin e shtetit dhe të kombit shqiptarë, por herë pas here disa prej tyre kanë ndikuar negativisht për interesa te tyre në kurriz tonin dhe pro shteteve fqinje.

Ndihma e dhënë nuk do të thotë, që ne të jemi të varur gjithmonë prej tyre, te pranojme qorrazi gjithcka dhe cdo gje që ndodh të presim se çfarë thone ambasadorë, zyrtarë e politikanë të perendimit e për rrjedhojë çdo zgjidhje të vi e te pritet te zgjidhet prej tyre.

Kjo ndodh sepse, politikanët dhe qeveritarët tanë gëzojnë një pushtet me pa të drejtë për nga aftësia dhe mënyra e zotëtimit të tij, prandaj edhe vetpozicionin e tyre e shikojnē me dyshim e pasiguri.

Gjithashtu këto qeveritarë dhe politikanē janë të zhytur në dosje korruptive dhe shpëtimin e shikojnë tek nënshtrimi dhe servilizmi para kujtdo, duke shitur edhe interesat kombetare për të shpetuar lekurën e vet.

Kjo bën që shqipëria të ngelet e varur në çdo drejtim politik, ekonomik, doplomatik e institucional, duke gëzuar thjeshtë një pavarësi teritoriale sipas kufijve të gabuar londinez.

Sipas nesh sot kërkohet dinjitet i brendshëm dhe i jashtëm para kujtdo dhe me çdokënd, me marrëveshje të shëndosha reciproriteti duke vënë interesin kombëtarë mbi gjithçka dhe kjo arrihet vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës duke u pastruar prej atyre që interesat përfituese të tyre i vënë mbi ato qytetarë e kombëtar..

Filozofia zogiste e PLL në thelb ka shtetin e së drejtës, kjo e parë tek mënyra e funksionimit në atë kohë duke ja përshtatur kohës ku fitonte drejtësia dhe jo forca e pushtetit dhe forca e parasë së individit.

Për një sistem drejtësie kanë vuajtur dhe po vuajnë sot shqiptarët, prandaj kerkohet një sistem drejtësie i pavarur politikisht dhe me aktorë të këtij sistemi të pregatitur, të vlerësuar nga shteti e të pa korruptuar.

Pa një sistem drejtësie të rregullt, nuk do funksionoj  si duhet asnjë tjetër sistem brenda shtetit, dmth kurrë nuk do të kemi shtet të së drejtës në tërësinë e vet e zhvillim tregu të lirë.

Sipas filozofisë zogiste, shteti i fortë bëhet nëpërmjet një administrates profesionale dhe jo nepotike e politike edhe kjo e vertetuar më së miri në vitet ‘20 dhe ‘30.

Kjo është ajo që kërkohet edhe sot për një shërbim dhe punë cilësore…

Nëse dje shteti i dërgonte me projekte dhe bursa shtet për shkollim në perendim sot shteti duhet të zhvilloj politika që të shkolluarit në perendim me patjetër të kthehen për të shërbyer këtu në Shqipëri.

Dje, nē monizëm, kishe administratë me kuadro me shkollē partie, sot, në pluralizëm, me njerëz të emëruar nga partia, paraja dhe krushqia.

Sot, nëse do zhvillim, shërbim cilësor në kohë e pasorollatje për qytetarët, kërkohet shkundje në administratën shtetërore në gjithë hierarkinë vertikale dhe në gjithë shtrirjen horizontale.

Puna të gjejë njeriun dhe jo njeriu punën.

Arsimimi ngelet shtylla e të bërit komb, sipas filozofisë tonë zogiste, rritja e cilësisë në arsim duhet të jetē qëllim në vetvete i kujtdo.

Kjo do të arrihet me reforma specifike perendimore, vlerësim të mësuesve në pagë e kualidikim si dhe me motivimin e nxenësve të mirë  që do ndjekin degët për të cilat tregu sot ka nevojë.

Sot kërkohet shkollim e jo thjeshtë rëndomt diplomim.

E drejta e pronës, e besimit fetar dhe çdo e drejtë tjeter civile e qytetare, qendron në thelbin e filozofisë tonë zogiste, këto të drejta u përdhosën në diktaturën komuniste dhe u deformuan për të mos u arritur kurre në këtë lloj pluralizmi si sot.

Prona duhet të ju kthehet pronarëve të ligjshem duke ndryshuar ligjin 7501.

Pa kthimin e pronës tek pronari i vertetë nuk do kemi asnjëherë investime serioze tek ne.

Treg i lire dhe konkurencë e pastër, e barabartë dhe jo me stimulim monopolesh oligarkesh  klienteliste, kjo duhet të jetë baza e nje ekonomie tregu sipas filozofise tone programore.

Sistem bankar dhe para e fortë, ky eshtë shembulli i një shteti dinjitos e me ekonomi të qëndrueshme sipas asaj që sot kërkojmë ne , e jo borxh publik galopant, kredi me perqindje të larta, pastrim parash dhe banka të nivelit të dyte të ngritura me para pushtetarësh të korruptuar.

Pa një sistem bankar të fortë nuk mund të kesh parametra të shëndosha makroekonomik.

Filozifi zogiste është për rend e qetësi.

Nëse nuk je i qetë në  familjen dhe habitatin tënd nuk mendon dhe jeton kurrë i lirë por me stres dhe ankth.

Vrasje dje nga shteti e sot nga krimi që nuk luftohet por stimulohet po prej shtetit.

Filozofia zogiste e percjelle sot prej nesh kerkon xhandarmari shteterore me kuadro të pregatitur për kthimin e rendit dhe qetësisë.

Civilizimi modern i shoqërisë kundrejt një familje model ishte dhe ngelet filozofia zogiste dhe jo shkatrrimi i saj siç ndodhi në diktaturë dhe ç’orientimi që po i bëhet asaj sot në pluralizëm.

Dënim maksimal, i atyre që stimulojnë, merren dhe perhapin fenomene negative drogë, prostitucion, amoralitet dhe shfaqje jo dinjitoze për një shoqëri si kjo e jona dhe që bien ndesh me karakterin e familjes shqiptare.

Nëse do të funksionoj shteti i së drejtës me institucione demokratike të pavarura sipas kësaj filozofie, atëherë do të jetë i sigurtë zhvillimi ekonomik dhe kthimi i shpresës për këdo.

Abuzuedit e deri sotēm duhet të vihen para drejtësisë për pasuritë e tyre të vëna në emër të pushtetit korruptiv të tyre.

Filozofia zogiste është e vertetuar se eshtë ajo që i duhet më së miri Shqipërisë dhe shqiptarëve per të bërë të mundur zhvillimin dhe antarësimin tonë për në BE si një shtet pro perendimor dhe mik tradicional me Amerikën.

Mbi të gjitha filozofia e vërtetë konservatore zoguste kurrë nuk i pranon fenomenet të tilla negative si këto të ditëve të sotme e sidomos atë të shpopullimit e shkatërrimit të familjes e të shoqërisë në tëresi.

Pse Mbretëri kushtetuese?

Pas viteve ‘20 Shqipëria deri në 1924 nuk pati stabilitet politik e ekonomik.

Në vitet 1925 deri më 1928 ishte republike.

Me 1 Shtator 1928 ajo u shpall ligjërisht Mbretëri Demokratike Parlamentare e Treshigueshme dhe Ahmet Zogu u shpall ligjerisht Mbret i shqiptarëve ZOG I.

Ahmet Zogu pas viteve ‘20 ishte Ministër, Kryeministër i vendit, President  dhe Mbret.

Pas LDB, Shqiperia u shoall në mënyrë antikushtetuese republikë parlamentare.

Eshte e ditur dhe e vertetuar, se mëshirimi i filozofisë zogiste, me të gjitha ato që thamë më lart, u bë i mundshëm, ishte më i lehtë, më i arrishem dhe më produktiv për qytetarët vetëm në një sistem qeverisje si ai i pas vitit 1928, Mbretëri.

Vete Mbreti, eshte kryetari i shtetit eshte  institucioni qe ve nteresat kombetare mbi gjithçka duke harmonizuar me reciproritet marrdheniet me jashte ashtu si dhe duhet.

Siguron barazi politike, ekonomoke, sociale e tregtare per kedo.

Siguron mirfunksionimin e pushteteve për zgjidhjen drejt të çeshtjeve prone, drejtesi e qetesi dhe nuk lejon qeveri, parti politike apo kedo tjeter te neperkembi interesat e qytetareve te vet në emër të interesave vetjake.

Vetë mënyra e organizimit të shtetit me një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese, bēn të mundur funksionimin si duhet të çdo institucioni të pavarur dhe kushtetues pa ndikime politike klienteluste duke siguruar mbi të gjtha votën dhe fjalën e lirë.

.

Ku lloj sistemi i provuar prej të pakten nga Lidhja e Prizerenit ka qenë sistemi  që ka sjellë zhvillim qetësi e stabilitet tek ne.

Në shumë vende të Europës, po dhe botës, vendet me një sistem qeverisës monarkist, janë vendet më të zhvilluara sot ekonomikisht, me standarte dhe me me një stabilitet për tu marrë shembull nga vendet me republikë parlamentare apo presidenciale.

Janë këto pak prej shumë arsyeve, pse Partia Levizja e Legalitetit ka në thelbin programor të saj filozofinë zogiste e zbatuar kjo më së miri në një komb të bashkuar nën kurorën mbretërore.

Janë këto disa prej shumë arsyeve të tjera, pse një qytetarë shqipëtarë me të drejtën e vet sublime per të përzgjedhë alternativa, të zgjedhe alternativën e Partisë Levizja e Legalitetit.

“ATDHEU MBI TE GJITHA”??