“Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”!

vull

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

*** Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera nën Jugosllavinë e Titos (natyrisht, fshehurazi e haptazi) me rrezik, me burg, me dashuri dhe me etje dëgjonim këngët popullore të Radio Tiranës dhe të Radio Kukësit, JO “Bjellodugmen”  serbe të Goran Bregoviqit, o fatzinjë e “të mjerë, o derbederë, q’u ka marrë koka erë…” ! Asgjë nuk po shihmi tjetër vetëm se “armiq të mirë” të Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike

*** Qe 30 vjet (1990-2021) politika e jashtme e Shqipërisë është më shumë se skandaloze, më shumë se absurde dhe më shumë se paradoksale, kur është fjala për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, të cilën së bashku me politikën e dështuar rugoviste, e patën lënë në “mëshirën” e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Natyrishte se shqiptarëve të  Kosovës, në asnjë mënyrë nuk u vjen mirë, që krimineli serb Goran Bregoviq  sërish të vete në Shqipëri për të kënduar  “rokenrollqe” të Shumadisë në Festivalin e Birrës në Korçë, sepse ky vagabond ka biografi të errët  nga 3 agresionet e Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999) ngaqë me këngët e tij nacionalshoviniste dhe raciste ka frymëzura dhe kurajuar fallangat barbare çetniko-fashiste serbe në vrasjen dhe në shfarosjen e kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë.

Mirëpo, ne në Kosovë nuk duhet të shqetësohemi fare  pse Edi Rama e ka thirrur Goran Bregoviqin  në Festivalin e Birrës në Korçë (gusht 2021), sepse         Goran   Bregoviqit (këngëtar serb)  s’i duhet “viza” për Shqipëri, mbase ai ka “Çelësin e Qytetit të Tiranës”, të cilin ia ka dhuruar miku i tij dhe i Aleksandër Vuçiqit, ish-kryebashkiaku i Tiranës (2014), Edi Rama (aktualisht kryeministër i Shqipërisë). Kështu që, shqiptarët në Kosovë nuk duhet fare të preokupohen  me  “lajmin” se shkoi apo nuk shkoi Goran Bregoviqi në Festivalin e Birrës në Korçë më 8 gusht 2021, ngaqë ne qysh më 2014, kur Edi Rama e dekoroi  Bregoviqin me “Çelësin e Qytetit të Tiranës e patëm bërë me dije , duke kritkuar ashpër tradhtinë e tij ndaj Kosovës .

Ata që  e kanë pranuar dhe e kanë shpërblyer Goran Bregoviqin, duke e shpallur qytetar nderi me dhurmin e “Çelësit të Qytetit të Tiranës” (2014) kanë dëshmuar se janë miq të ngushtë me serbët, siç është “rokeri rebel” Edi Rama, i cili i ka thënë  Goran Bregoviqit, se ai  qysh në moshën rinore fshehurazi e kishte simpatizuar  atë, duke dëgjuar këngët e “Bjellodugmes”.  –Horri, Rama për hir të propagandës muzikore të “Bjellodugmes” dhe të Goran Bregoviqit e ka tradhtuar babain Kristaqin dhe Shqipërinë, që i kanë dhënë bukë! Kur ky tradhtuar babin e vet dhe Shqipërinë e vet, pse të mos e tradhtojë Kosovën dhe Albin Kurtin?

Fatkeqësi, që nuk e paska “diktuar” babai i tij, Kristaqi ose Sigurimi  i shtetit se, ky farë “rokeri rebel” proserb,  do ta kishte paguar shtrenjtë atë kënaqësi të  këngëve dekadente dhe degjeneruese të çetnikut serb Goran Bregoviq. Fatkeqësisht, sepse po ta kishte hetuar babai i tij, Kristaqi, sot e 30 vjet Edi Rama nuk do të kishte pasur rastin, që t’i terrorizonte shqiptarët me politikë serbomadhe dhe me këngë fashistoide , dekadente dhe surealiste  droguese të Goran Bregoviqit, të cilin e ka bërë  mik dhe qytetar nderi të Tiranës, dhe tash, prapë e paska ftuar në Festivalin e Birrës në Korçë (gusht 2021).

Fatzinjë jemi ne, më shumë i duam dhe i nderojmë armiqtë barbarë sllavë , që me shekuj na kanë shtypur, masakruar dhe zhdukur nga shtëpitë dhe nga trojet tona etnike, sesa vetëvetën !!!

Po të mos kishte pasur kombi ynë shumë qenë e klyshë të tillë të këqij-përderëcakë, që hanë, lehin dhe mbrojnë  interesat e pushtuesve kolonialistë serbo-sllavë, Serbia nuk do t’i kishte bërë disa gjenocide ndaj shqiptarëve (1878-1999), si dhe së fundi nuk do ta kishte djegur  shkrum e hi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1989-1999).

Kjo kryetradhti e liderëve politikë shqipfolës të Tiranës ishte shumëfish më e madhe dhe më tragjike sesa  pranimi dhe dekorimi i fashistit dhe i racisit serbomadh Goran Bregoviq, të cilin vetë Edi Rama qëkur ishte kryebashkiak i Tiranës, më 2014  e shpalli “qytetar nderi” dhe ia dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës” !!!???

Ky ishte hapi i parë i  dashurisë ndaj flamurit serb në Tiranë, duke mos llogaritur qindra bizenese të tjera !

Që atëherë Edi Rama ka shpaluar flamurin proserb të dashurisë së tij ndaj politikës dhe ndaj këngëve çetniko-fashiste, dekadente dhe surrealiste të Goran Bregoviqit, i cili me “Bjellodugmen” e tij në Sarajevë bëri hapat e parë në degjenerimin dhe në shthurjen e rinisë  jo vetëm serbe, por edhe të nacionaliteteve të tjera në Jugosllavi .

Mirëpo, këngët e tij “rokenrollqe” me shpirt  e me frymë të gjallë mobilizuese çetniko-fashiste të Shumadisë dhe për Shumadinë kundër   kulturave të tjera multietnike dhe  pluraliste të ish-Jugosllavisë (1945-1980) në thelb ishin me karakter nacionalshovinist serbomadh politik për t’i infektuar, indoktrinuar, mashtruar dhe manipuluar të gjithë të rinjtë kinse  për t’u bashkuar dhe, për t’i shijuar “vlerat” çmendurake të një bande muzikore rrugaçësh, në funksion të drogimit, të degjenerimit dhe të shthurjes morale dhe mendore të një brezi të ri  shumëkombësh në RSFJ.

Ajo “bjellodugme” e Bregoviqit ishte instrumenti dhe “terapia” shumë efektive jo vetëm për shkatërrimin e orientimit jetësor të të rinjve, por kishte karakter të thellë politik, që  ndillte, inkurajonte dhe mobilizonte forcat e nëndheshme rekasionare çetniko-fashiste serbe (shërbime sekrete police dhe ushtarake) ,klerkikë, akademikë, liderë politikë të mënjanuar dhe të dështuar nga politika dhe nga pushteti komunist jugosllav i Titos), të cilat që nga vitti 1945 e deri më 1990, luftonin fshehurazi për shkatërrimin e RSFJ-së.  Dhe, kështu më 1990 ia arritën atij qëllimi, ku me këngë fashiste serbe të Goran Bregoviqit dhe me “bekime” të popave fashistë serbomëdhenj, çetnikët fashistë dhe racistë paramilitarë, militarë dhe policorë  (të uruar dhe të trimëruar nga këngët frymëzuese të çetnikut Goran Bregoviq dhe nga “bekimet” e priftërinjve fashistë të KOS-it) të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999) ia arritën që  t’i kryejnë 3 agresione gjenocidale ndaj Kroacisë, ndaj Bosnjës dhe ndaj Kosovës.

Next Post

Trupat të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: