Rama do të duhej të emërojë ministra nga Ulqini,Lugina dhe Çamëria

vull

Shkruan:Refik HASANI

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit të muajit të kaluar pasi nxorri Partin Socialiste të Shqipërisë fitues, e që kryetar i saj është Edi Rama dhe cili sigurisht do të formon kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”. Mjaftë është shkruar dhe është lakuar emri ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë, zonjës Vlora Çitaku, për Ministre në qeverin e Shqipërisë. Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”, më parë dhe me prioritet do të duhej të jen pjesë e këtij kabineti figura e personalitete shqiptare që vijn nga, si: – Çamëria dhe Greqia, – Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë, – Mali i Zi, – Maqedonia Veriore,duke mos harruar asnjëherë , – Diaspora, e veçmas nga Evopa dhe Amerika. Shqiptarët që po asimilohen, por diskriminohen e po dëbohen nga këto hapsira do të duhej të përfaqësohen dhe të jen pjesë e kabinetit Qeveritar ,,Rama 3”. Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidencat do të duhej ndërruar formën e diskursit për bashkëpuinim të përbashkët. Dhe emërimi i një figure, apo sikur të jetë edhe personalitet i kulturës, shkencës, artit etj, nuk do të ndihmon frymën e bashkëpunimit që ka munguar dhe që nuk është kultivuar. Dihet mirëfilli jan mbajtur takime të përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe nuk kan prodhur ndonjë rezultat, kësaj çështje t’i kushtoj vëmendje kjo Qeveri në ardhje.. Qeveria ,,Rama 3’’, do të duhej fokusuar në mbrojtje, të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Greqi, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore,diasporën që tani sikur është harruar nga dy qeverit e kaluara.

Next Post

Takim i Nikolla Dimitrov me Ministren austriake për Evropë Karoline Edshtadler, në kuadër të vizitës së saj në Shkup

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot ishte nikoqir i Ministres Federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler, në kuadër të vizitës së saj në Shkup. Dimitrov iu falënderua qasjes ndërmjetësuese të Austrisë në sigurimin e vaksinave për rajonin përmes mekanizmave të BE-së, që rezultoi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: