Rritja e numrit të aksidenteve të komunikacionit dhe viktimave në komunikacion, dhe blla-blla-blla. E njëjta gjë çdo ditë!!?? Çka duhet të presim?!

vull

Shkruan: MSc.Elmir M.Mustafai

doktorant-inxh.dipl.komunikacionit

I kryejsh studimet pesëvjeçare nga lëmia e Inxhinierisë së komunikacionit-transportit, dhe pastaj studimet dyvjeçare të magjistraturës, vazhdojsh pastaj me studimet e doktoraturës, gjithashtu nga lëmia e inxhinierisë së komunikacionit-transportit. Tërë jetën mësojsh, studiojsh, hulumtojsh dhe mbindërtojsh diturinë e planifikimit të komunikacionit (trafikut), sigurisë së komunikacionit, organizimit të transportit, sinjalizimit të komunikacionit, menaxhimin në komunikacion, e kështu me rradhë…
Në jetën reale nëpër ministri, komuna, ndërmarrje transportuese, auto shkolla, qendra provimesh, kontrolle teknike, inxhinierët e komunikacionit dhe dituria e tyre aspak nuk merret parasysh. Punën tonë e kryejnë: juristë, ekonomist, ndërtimtarë, mjek, stomatolog, pylltarë, veterinerë, muzikant, artistë, maqinerisë, dhe kështu me rradhë “ekspertë” të tjerë.
Çka presim më tutje nga këta ekspertë të lëmive të ndryshme, A do ta përmirësojnë sigurinë e komunikacionit?
A do të bëjnë ato projekte trafiku, hulumtime, organizime, dhe punë tjera me rradhë të lidhura me komunikacionin?
Me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurinë e komunikacionit në rrugë, në auto shkollat dhe qendrat për provime aspak nuk ka nevojë për inxhiner të komunikacionit, punën tonë mund ta kryejnë çdo kush, mjek, jurist, ekonomist, pylltar, përgjithësisht të ketë vetëm arsim të lartë dhe 3 vjet stazh të patentë shoferit përkatësisht leje për istruktor për vozitës.
Dhe pyetena çka të presim? A do të zvogëlohen aksidentet e komunikacionit? Normalisht që asnjëherë? Mund bile edhe të rriten.
Kishte tentime dhe ende ka që në Ligjin për transport, për aftësuesit e shoferëve profesionist dhe drejtorët, të mënjanohen inxhinierët e komunikacionit, të mbeten ekonomistët, juristët, elektroteknikët, etj. Dhe pastaj çka presim: profesionalizëm në transport.
Gjithashtu edhe në Ligjin për automjete, në punën e kontrolleve teknike, kishte tendenca të mënjanohen inxhinierët e komunikacionit.
Tash në fund, me propozim ndryshimet e Ligjit për ndërtim, që është në Ministrinë e transportit, hudhen projektet e komunikacionit, mbeten vetëm të Arkitekturës, ndërtimtarisë, maqinerisë dhe elektroteknikës, kurse projektet e komunikacionit nuk janë të nevojshme, do ketë vetëm elaborate të komunikacionit.
Dhe pastaj çka presim, të kemi siguri më të madhe në komunikacion, më pak viktima!!!
Nuk do mund, deri sa e mënjanoni nga të gjitha sferat profesionin e komunikacionit (trafikut) dhe inxhinierët e komunikacionit (trafikut).

Next Post

Ministri Hysni Ismaili mbajti fjalim para pjesëmarrësve të Shkollës Rinore Ballkanike

Dje në Shkup në organizimin e Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) u mbajt Evalvimi i Shkollës Rinore Ballkanike dhe Programi Përmbyllës, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Ministri Ismaili para pjesëmarrësve të shkollës rinore theksoi se realizimi i një ngjarjeje të tillë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: