Shkaku e ka emrin Shaqir Fetai

vull

Trendi fatal i regjistrimit të “bashkësive fetare” konkurrente do të vazhdojë deri sa nuk do të largohet Shaqir Fetai! Ai është mirë, madje e ka edhe obligim moral (nëse i ka ngelur një pikë morali) që të largohet një orë e më parë, sepse, trungu fetar paska shpërthyer në të
gjitha anët, ndërsa vetëm Shaqir Fetai ekzaltohet nga përshëndetjet dhe urimet! Së shpejti do t’i kujtohet kënga e të madhit Luan Hajra: “O kuku çka i bana vetit”
Shkruan: Abaz Islami
I ngazëllyer ngase paska arritur të mbajë mbledhjen e parë të “rijasetit”, në të cilën qenkan shpalosur fakte që flasin për mbarëvajtjen e punëve në BFI-në e Shaqir Fetait, ky i fundit, në “palimspestin” e vet në FB, askund nuk e përmend se është debatuar edhe për dukuritë e regjistrimeve të bashkësive të tjera islame në vend. Nuk e përmendin as në informacionin që e botojnë nëpër do “paçavura muri” sa për t’i treguar “armiqve” të Shaqir Fetait se, punët po i shkojnë krejt vaj!
Sakaq, dy-tre ditë më vonë dalin dhe mbajnë konferencë për shtyp duke e vënë theksin mbi shqetësimin që na qenka ngritur po atë ditë kur është mbajtur mbledhja e “rijasetit” më të kompromituar dhe më të kontestuar në historikun e këtij Institucioni. Konferencën për shtyp nuk e mban as Shaqir Fetai, asnjë funksionar i “rijasetit”, as zëdhënësi i “rijasertit”, por, thjesht, sekretari teknik i Shaqir Fetait, të cilit ai i thotë “shef kabineti”, madje në prezencë të anëtarëve të “rijasetit” të cilët shërbejnë si dekor i kësaj konference të turpshme.
Shaqir Fetai, i kryqëzuar nga të gjitha anët, i kritikuar nga çdo forcë progresive dhe e logjikshme, i kritikuar madje edhe nga vetë anëtarët e familjes së tij, i sugjeruar që të dorëhiqet sepse la namin, i këshilluar që të largohet se është futur në lluc deri në maje të hundës, ai e organizon këtë konferencë për shtyp duke menduar se, do të dislokohet vëmendja e opinionit në dukuri që aspak nuk kanë paraqitur kurrfarë rreziku për BFI-në. As nuk kanë pretenduar që t’ia marrin ekskluzivitetin e trashëgimtarit shekullor, as t’i dalin zot vakëfit të këtij Institucioni shekullor dhe as t’ia përvetësojnë aktivitetet, institucionet dhe organet si dhe sukseset shekullore.
Rrezik potencial për qenësinë e BFI-së është vetë Shaqir Fetai. Ky farë “reisi” i qullosur nuk ka të drejtë të reagojë, nuk ka të drejtë të drejtojë ankesa e kritika në drejtim të organeve të drejtësisë dhe as nëpunësve të këtij digasteri, nuk ka të drejtë ta drejtojë gishtin e të ankohet se
çfarë padrejtësie po na bëka pushteti! Sepse, pushteti maqedonas e solli Shaqir Fetain në krye të BFI-së; pushteti maqedonas na e bëri peshqesh këtë instalacion që është për faqe te zezë e për turp të botës; pushteti maqedonas e ndërseu që, duke shkelur dhjetra e dhjetra herë Kushtetutën e BFI-së, t’i futet një avanture e cila do të shkaktonte pasoja të mëdha e të parikuperueshme deri sa të jetë jeta!
A e di Shaqir Fetai se, me shkeljet e veta që ia bëri parreshtur Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, të vetmit Institucion fetar islam në vend, në fakt, ju dha të drejtë të gjithëve që ta kopjojnë atë në organizim të aktiviteteve fetare! Ku ka parë Shaqir Fetai që, vetëm i pari të jetë fajtor sepse dështoi, prandaj të ndëshkohet e të largohet, kurse bashkëpunëtorët e tij të vazhdojnë
si të suksesshëm dhe shpëtimtarë të Institucionit? Kur armiqtë e Institucionit, kur zinaxhinjë e komarxhinjë, pijanecë e sahanëlëpirës, bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete e spiunë, tradhëtarë e hajna, të korruptuar e të diskredituar, ia mësyjnë që të drejtojnë me Institucionin
gjashtëqindvjeçar, pse njerëz të qetë, të devotshëm e të mirë të mos kenë të drejtë që tëorganizohen në forma ashtu siç dinë ata për të dhënë kontributin e tyre për islam. Deri më sot askush nuk ua ka diskutuar aktivitetet, kurse sot shpërthejnë në horizont kinse shashtisje se pse janë regjistruar “bashkësi paralele”!
Këto “bashkësi” nuk janë asgjë tjetër përveçse pasoja të shkakut që e ka emrin Shaqir Fetai!
Ata nuk pranojnë që të jenë anëtarë të një komuniteti ku shkilen parimet islame, ku kundërshtohet urdhëresat islame, ku tallen me porositë islame, ku vidhet, ku shitet demagogji, ku ka hipokrizi, ku ka tradhëti. Ata dëshirojnë të kontribuojnë për islamin dhe, ku do të mund ta bëjnë më së miri këtë nëse jo në organizatat e veta. Prandaj, reagimet e Shaqir Fetait si dhe të BFI-së së tij ngjajnë si në përpëlitjet e bishtit të këputur të zhapinit!
Ata që regjistrojnë bashkësi paralele kanë të deponuar në gjykatë edhe program të tyre, edhe statut, edhe deklarata, dhe, nëse organi gjegjës shtetëror konstaton se nuk ka kurrfarë rrezikshmërie për shtet e për shoqëri, se nuk ka kurrfarë dualizmi në shoqëri, se nuk cënon kurrfarë interesi, se është në të mirën e shoqërisë së vendit, se nuk prek në asnjë organizim të ngjashëm që mund ta kenë simotrat e tyre, atëherë, pa dyshim që gjykata do t’i regjistrojë. Këta “kalifa” konkurrentë, në fakt, nuk dëshirojnë të aderojnë në një organizatë ku mbisundon anarkia totale, ndaj dhe themelojnë organizata ku do të respektohet programi, nuk do të shkilet asnjë shkronjë e statutit, ku parimi i integritetit, i ndershmërisë dhe i transparencës do të jetë mbi çdo gjë!
Kjo dukuri, ky trend i regjistrimit të “bashkësive fetare” konkurrente do të vazhdojë deri sa nuk do të largohet Shaqir Fetai! Ai është mirë, madje e ka edhe obligim moral (nëse i ka mbetur një pikë moral) që të largohet një orë e më parë, sepse, trungu fetar paska shpërthyer në të gjitha anët, ndërsa vetëm Shaqir Fetai ekzaltohet nga përshëndetjet dhe urimet. Së shpejti do t’i kujtohet kënga e të madhit Luan Hajra: “O kuku çka i bana vetit”!
Ky trend do të marrë përmasa të atilla sa, nuk është çudi që t’i detyrojë teologët e vendit, intelektualët e provniencës islame, studentë, medresantë e profesorë, që të ngrisin iniciativë dhe ta regjistrojnë një Bashkësi të mirëfilltë Islame. Sepse, dikush duhet t’i dalë zot unitetit fetar dhe organizimit institucional të jetës fetare, pa lejuar që institucionit t’i bie as një grimcë pluhuri e jo më të ketë ndikime të jashtme.
Pas kësaj, Shaqir Fetai mund ta marrë bashkësinë e vet islame, me gjithë bashkëpunëtorët e vet të diskutueshëm, dhe të dislokohet në oborrin e shtëpisë së vet, në Çegran! Kjo sjellje në historinë e njerëzimit ka qenë prezent sidomos te mbretërit intrigantë, të cilët kanë përfunduar në mbretërinë e vet brenda oborrit të shtëpisë që e ka rritur dhe ushqyer me pandershmëri. I pandershmi nuk lind, ai bëhet dhe, vdes i pandershëm!
(Autori është zv/kordinator i Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV)
Next Post

Zaev: Pres që Sasho Mijallkov të gjendet dhe të dërgohet në paraburgim në përputhje me urdhrin e gjykatës dhe pres hetim dhe do të kërkoj përgjegjësi

“Populli kërkon drejtësi, ndërsa ndodhi edhe një arrati. Njëjtë si i gjithë populli ynë ashtu edhe unë jemi të dëshpëruar nga ajo që akoma nuk është gjendur dhe nuk është arrestuar, gjegjësisht nuk është dërguar në arrest shtëpiak personi Sasho Mijallkov”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: