Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

SHPËTIMI I SHQIPTARËVE ËSHTË MONARKIA

3 min read

Jemi bezdisur prej sistemeve të ndryshme shtetërore enveriste, titiste, po dhe prej sistemeve berishiane, nanoiane, ramaiane, ilirometiane, ahmetiane, thaçiane, hajrediniane, mustafiane parlamentare, ua pamë sherrin e asnjë të mirë s’i dhanë popullit tonë, erdhën, na mashtruan, sa më shpejtë të ikin e kurrë mos ardhshin. Pse s’i kthehemi monarkisë, të bëhemi më autoritativ, e të krahasohemi me shtetet europiane skandinave?, duam apo s’duam ta pranojmë, por personi më i përshtshëm, e më i dobishëm për shqiptarët është Leka Zogu II. Pa na tregoni të respektuar, ama të bëheni të sinqertë, cili prej udhëheqësve tuaj politik ia kalon Mbretit tonë të urtë Leka Zogu II-të, ë, mos Edi Rama, jo, mos Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta?, jo se jo. Këta politikejtë e vegjël jashtë kufirit administrativ shqiptar as që mund të krahasohen. Mbretin e kemi të ri, të bukur, të mençur, të matur, i heshtur, nuk shanë e ofendon konkurrentët e tij politik, sikurse këta që shajnë e ofendojnë njëri tjetrin. Fisnikëria e bujaria e tij është e dukshme, ai nuk kërkon votën e popullit sikurse politikanët e sotëm, lypsarë që shkojnë n’fshatë e qytet duke kërkuar lëmoshë me çfarë do llojesh mallverzimesh e gënjeshtrash vetëm për të marrë pozita shtetërore. Pse, a më të mirë janë këta se Leka Zogu II? Cilët janë më karrieristë Leka Zogu II-të apo këta pushtetarët e sotëm. Rregulli i heshtjes monarkiste gjatë kampanjës zgjedhore tregon përsosjen logjike politike të tij. Fisnikët thonë: shenja e përsosjes logjike dhe shpirtërore e politikanëve është heshtja, politikanët e mirëfilltë e mbyllin gojën për shkak edukatës së tyre politike. Vëreni sa pak folin monarkistët nëpër tërë rruzullin tokësor, pak, shkurt e qartë, jo si këta me sisteme shtetërore parlamentare blla e blla, krra e krra e asgjë tjetër. E dimë se do na kritikojnë simpatizantët, militantët dhe anëtarët e kryesive të partive tona parlamentare shqiptare për shkak të përkrahjes së trashëgimtarit të Fronit Mbretëror të Ahmet Zogut, Leka II, se ka qenë tradhtar e kështu me rradhë. E si tradhtar kur ai ishte themeluesi parë i shtetit, ushtrisë, diplomacisë, ambasadave shqiptare nëpër botë. Si tradhtar kur nën udhëheqjen e Monarkisë Shqiptare në Shqipëri kishte shkolla europiane, franceze, angleze, austriake gjermane etj. Si tradhtar kur intelegjenca më e fuqishme shqiptare ishte nën udhëheqjen e monarkisë shqiptare. Si tradhtar kur sot e kësaj dite qendra e pallatet rreth e përqak Tiranës, po me ato rrugët e gjera janë ndërtuar nga Mbreti Ahmet Zogu. Na tregoni atëherë çfarë kanë bërë komunistët e Enver Hoxhës dhe demokratët e Sali Berishës, Edi Ramës, më tregoni, ju lutem? Harrova të them se dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë, Ahmet Zogu e ka bërë, por jo si teatër, por si kinema, për fat të keq jo vetëm komunistët, por edhe demokratët, sot e kësaj dite e llogaritin si teatër. E turp e turp, për Ahmet Zogun ishte kinema e përkohëshme, për Enverin, Sali Berishën e Edi Ramën Teatër Kombëtar.
@S.Mehazi
3 korrik 2017
Ripostim