Shtatori po vjen, a do të bashkohen Sela e Kasami?

vull

Shkruan: Naser Pajaziti

Shtatori e tetori ja po vjen, dhe si duket po ndodhë skenari i ngjajshëm i sondazheve, blloqeve dhe truqeve politike në Maqedoninë e Veriut.

Por ajo që dominon është padurueshmëria dhe ndasia ndërshqiptare, sidomos e spektrit “anti-BDI”, që në vazhdimësi mbahet në tension dhe në konflikt të palogjikshëm.

Selës dhe Kasamit tani i ka ra hisja e opozitarizmit dhe aktivizimit bashkë me politikanë e aktivistë të shoqërisë civile.

Pse nuk po afirmojnë frymë unifikimi kundër BDI që 20 vjet po e mban pushtetin?

Kjo prap thonë, është idealizëm, thika pas shpine dhe diçka që nuk bëhet..

Por, jo, argumentet janë kundër sjelljeve të tyre. Edhe një, 10 apo 100 vota për ndryshim janë vendimtare, pa e nënvlerësuar dikë. Nëse ata synojnë ta fitojnë BDI-në. kjo nuk duhet të ketë alibi, pazare apo kalkulime, por një strategji të përbashkët me kandidatë cilidoqoftë kush janë, edhe nga shoqëria civile, por edhe personalitete të shquara.

Është koha që ata të mendojnë me koka të ftohta, sepse shtatori e tetori është afër, dhe zgjedhjet po duken të pashmangshme.

Next Post

Çmimet e derivateve në qiell! Administratorëve ju varfërohet xhepi, do të shtrenjtohet edhe bileta e autobusit!

Ata të cilët do të vuajnë pasojat prej këtyre çmimeve janë më së shumti qytetarët të cilët në bazë të rrogës që marrin në Maqedoninë duhet të kursej maksimalisht me qëllim që të mbijetojnë deri në fund të muajit. Ditë më parë u bë rritja e çmimit të biletave të […]

Subscribe US Now