Në Maqedoninë Veriore partinë e Arbër Xhaferit, PDSH-në mund ta krahasojmë me LDK-në e Rugovës. Me vdekjen e Xhaferit, PDSH-ja mbeti me Thaçin e zbehtë, me vdekjen e Rugovës, LDK-ja mbeti me Isën e zbehtë. Ja shpresa për t’u forcuar e gjallëruar LDK-ja me Vjosa Osmanin.
Megjithatë, gjatë këtyre Zgjedhjeve të parakohëshme shumë më shumë klientelë votash do kishte LDK-ja sikur në krye të kësaj partie të ishte Vjosa Osmani e jo Isa Mustafa,
LDK-ja e Rugovës gjatë këtyre zgjedhjeve duket e ndarë në dyshe: e para, e zëshmja, e guximshmja, ballëhapura, e me ndërgjegje të pastër ju del përballë votuesve, e dyta, oligarkët e LDK-së, Isa Mustafa me shokë, të heshtur e të frikësuar i rrinë prapa Vjosës për ta gjallëruar partinë e tyre.
@S.Mehazi