Sinani: Qani Nesimi për Reis të BFI-së, njeriu i duhur në kohë të duhur

vull

Prof. Dr. Abdylnaser Sinani

Sapo morra dy lajme të mrekullueshme: i pari,shpallja e shumëpritur e zgjedhjeve për udhëheqësin e BIM, dhe lajmi i dytë, Myftiu i Tetovës,profesori Qani Nesimi, ka hyrë në garë për Reis.
Gjatë historisë njerëzore, jeta ka ofruar mundësi për progres dhe ecje përpara, porse shpesh herë njeriu ka shmangur ndryshimet. Zgjedhjet për Reis në RMV janë një mundësi për të bërë atë që është e duhur. Besimitarët musliman kanë nevojë për udheheqje e cila do të pasqyrojë vullnetin e besimtarëve, për t’i udhëhequr ata në rrugën e Zotit.
Qani Nesimi si profesor dhe Myfti i Tetovës, ka provuar se është njeriu i vërtetë në kohën e duhur. Që kur erdhi në krye të Myftinisë në Tetovë, ai vendosi parime të reja të punës së Myftinisë më të fuqishme në vend, të mbështetura në transparencë, drejtësi, bamirësi, vullnet, falje dhe besim. Dhe kështu Myftinia e Tetovës rrënjësisht ndryshoi, eci përpara, u kthye aty ku duhej të ishte përherë: me besimtarët, të përfaqësoj dhe udhëheqë ata sipas parimeve të besimit islam.
Qani Nesimi si një njeri me guxim , vlera të larta fetare dhe atdhetare, si një profesor universitar dhe hoxhë me shumë miqë, pa paragjykime dhe shumë energji pozitive, solli ndryshimet e shumëpritura, reformimin dhe rehabilitimin shpirtëror të Myftinisë së Tetovës. Për këtë punë të madhe vetëm për gjashtë vjet,populli ynë do të thoshte: “katundi që duket s’do kallauzë”.
Me këto vlera të larta njerëzore, dhe koncept reformues, Qani Nesimi, është në rrugë të mirë të bëhet një udhëheqës i muslimanëve në këtë vend, sepse premton reforma brenda BIM, sepse ka vizion in dhe frymëzimin për përfaqësim të denjë të besimtarëve islam në RMV,sepse misioni i tij është kthimi i dinjitetit të BIM-së.

Next Post

Dhimotiki e sjellur nga era apo Shqip nga rrënjët? - Helena e Trojës me Plis

Më 20 Tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: