Spasovski: E rindërtuam dhe e modernizuam infrastrukturën e rrjetit për prodhim elektro-energjetik për potencial më të lartë

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqeodnisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtoresha e përgjithshme SHA MEPSO, Eva Shukleva, morën pjesë në aktivitetet përfundimtare të 110 linja e transmetimit të kilovatëve Shtip – Probishtip pas së cilës vijon lëshimi provë në përdorim të aksit rrugor që lidh stacionin transformator i zonës industriale “Neokazi” në afërsi të Probishtipit.

Në deklaratën për media, me këtë rast, Kryeministri Spasovski theksoi se me këtë projekt të madh infrastrukturor të shoqërisë aksionare në pronësi shtetërore, MEPSO, përmirësohet furnizimi me energji elektrike për disa qytete në pjesën lindore të vendit, gjithashtu mundësohet furnizim i drejtpërdrejt dhe cilësor me këtë energji edhe deri në zonën industriale “Neokazi” afër Probishtipit.

 

Gjithashtu, ai theksoi se me rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit për prodhim elektro-energjetik, krijohet klimë më e mirë e biznesit dhe rritet potenciali ekonomik si bazë për të gjithë investitorët potencial në rajon.

 

“Ky modernizim do të thotë krijim i kushteve afatgjate për përmirësimin e jetës së përgjithshme jetësore. Sepse rregullisht dhe në kohë, furnizimi me energji elektrike cilësore është parakusht bazë për të gjithë investitorët e tashëm dhe të ardhshëm që të investojnë në vend, të hapin vende të reja të punës, të rritet prodhimi bruto vendor dhe të krijojmë të tashme më cilësore dhe të ardhme me prosperitet”, nënvizoi Kryetari i Qeverisë, Spasovski.

Për këtë Qeveri, theksoi Spasovski, është prioritet modernizimi dhe rritja e kapaciteteve përçuese të sistemit elektro-përçues, sepse ai është qarkullim i sistemit elektro-energjetik.

Për këtë Qeveri, theksoi Spasovski, është prioritet modernizimi dhe rritja e kapaciteteve përçuese të sistemit elektro-përçues, sepse ai është qarkullim i sistemit elektro-energjetik.

 

“Nga kuptimi i sistemit elektro-energjetik del edhe kuptimi strategjik i MEPSO-s si kompani shtetërore që menaxhon me sistem elektro-përçues dhe e cila në kohë reale, 24 orë në ditë, kontrollon stabilitetin dhe shkëmbimin e energjisë elektrike me sistemet elektro-përçuese të të gjitha vendeve fqinje”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai theksoi se për këto arsye, SHA MEPSO e ka mbështetjen e tërësishme të Qeverisë për investimin e vazhdueshëm në rrjetin përçues dhe për mbindërtimin e sistemit.

 

“Investimet aktuale në rrjetin përçues, përfshirë edhe ndërtimin dhe modernizimin e nënstacioneve dhe linjave të transmetimit kushtojnë 50 milionë euro dhe Qeveria është gjithmonë gati të mbështesë projektet e mira dhe me këtë të rrisë mirëqenien ekonomike të popullatës në këtë rajon dhe në gjithë vendin, që është qëllimi jonë përfundimtar”, nënvizoi Kryeministri Spasovski,

 

Ministri për Transport dhe Lidhje, Sugareski, potencoi se investimet në elektroenergjetikë dhe modernizim të rrjetit përçues, është e një rëndësie të madhe, si dhe për avancimin e ekonomisë dhe rritjes së saj, si dhe për secilën amvisëri në vend.

 

“Sot jemi dëshmitarë në realizimin e suksesshëm të një projekti shumë të rëndësishëm që përfaqësohem pjesë të ciklit aktual investues dhe përfshin ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe modernizimin e nënstacioneve ekzistuese”, njoftoi ministri Sugareski.

 

Ai gjithashtu nënvizoi se për momentin po zhvillohen aktivitete të mëdha për modernizimin dhe revitalizimin e 6 stacioneve transformatore.

 

“Gjithashtu, në fazë përgatitëse është edhe ndërtimi i 4 largpërçuesve të rinj për shtegun ekzistues, me të cilat, nëse marrim parasysh edhe këtë objekt ku jemi sot, bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit të ri largpërçues prej 150 km”, theksoi ministri Sugareski.

 

Ai theksoi se ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se ky front investues do të shënpohet me projektin për ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovat prej TC “Bitola”   – TC “Elbasan” dhe projekti për ndërtimin e stacionit të ri transformator në Ohër.

 

 

“Krahas investimeve në elektroenergjetikë, me tempo të shpejtë po punojmë edhe në realizimin e investimeve të mëdha kapitale edhe në pjesën e infrastrukturës rrugore, komunale dhe hekurudhore, intensivisht rrjedh edhe ndërtimi i gazsjellësit magjistral. Bëhet fjalë për investitorët më të mëdhenj në infrastrukturë deri më tani, me vlerë prej mbi 1 miliardë euro”, potencoi ministri Sugareski dhe shtoi se e gjithë kjo do të thotë rritje në ndërtimtari, vende të reja të punës të, kushte më të mira për punën e kompanive, stimulimi i ekonomisë dhe jetë më cilësore për qytetarët.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e SHA MEPSO, Eva Shukleva, theksoi se me këtë linjë të transmetimit mundësohet furnizim stabil me energji elektrike të zonës së re industriale deri në Probishtip dhe me këtë realizohen angazhimet e Qeverisë që të përmirësohen kushtet në të cilat punon sektori i biznesit dhe të krijohet perspektivë më e mirë ekonomike për Probishtipin dhe qytetet në rrethinë.

 

“Bëhet fjalë për rikonstruimit e lijnës së transmetimit prej 110 kV e cila ishte në funksion për 48 vite, ndërtuar më 1972 dhe u vendosën shtylla të betonit të armuar.

 

Në shtegun ekzistues betonin e vjetër e zëvendësuam me shtylla të armuara. Në to u vendosën, përcjellës, pajisje për bashkim dhe litar mbrojtës me fije optike të integruara”, theksoi drejtoresha Shukleva.

 

Ajo informoi se rikonstruimit financohet me huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa investimi për ndërtimin e linjës së transmetimit vlen 2,45 milionë euro.

Drejtoresha Shukleva theksoi se gjatësia e përgjithshme e linjës së transmetimit është 25,2 km dhe është planifikuar që punët plotësisht të mbarojnë këtë verë në gusht.

Kjo linjë e transmetimit është pjesë e ciklit më të madh investues në historinë e MEPSO-s që përfshin: rikonstruimit e 6 linjave të transmetimit që punojnë në nivel 110 kV, modernizimin e 6 stacioneve transformatore dhe ndërtimin e largpërçuesit që do të ndërlidhet me sistemin elektropërçues me Shqipërinë dhe ndërtimin e stacionit të ri transformator në Ohër.

д.

Next Post

Zhelina përfiton rreth 750 mijë euro për 5 projekte madhore, memorandumi nënshkruhet nga kreu i saj, Sejdiu

Është nënshkruar sot memorandumi për shfrytëzimin e mjeteve për pesë projekte madhore në komunën e Zhelinës mes kreut të saj Blerim Sejdiu dhe ministrit për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski. Bëhet fjalë për projekte në vlerë prej rreth 750 mijë euro të cilat do të shfrytëzohen në ndërtimin e rrugëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: