U thamë, u mpakëm, u plakëm, u thinjëm e na ranë dhëmbët duke e kritikuar BDI-në

vull

Kot harxhojmë llafe, fjalosemi, kritikojmë e s’pajtohemi me BDI-në. Se di pse mbytemi e shkrujmë kundër kur s’na dëgjon askush, palla s’ia ndien elitës politike, palla s’ia ndien Ali Ahmetit se a pajtohemi ne me politikëbërjen e tij apo jo. Pastaj hajde thoni se s’janë më të ditur politikisht të BDI-së sesa kritikuesit, opinionistët, njohësit e çështjeve politike e analistët, qeshin e luajnë me të gjithë artikullshkruesit e lartëpërmendur sesi gërvallen e krekosen zbrazur, e dinë e janë të sigurtë se kurrkush nuk do vepronte si duan ata, por si do BDI-ja e Ali Ahmetit.
A bën më mirë të heshtim, u holluam, u thamë, u mpakëm, u plakëm, u thinjëm e na ranë dhëmbët duke i kritikuar, sharë e ofenduar që tetëmbëdhjetë vjet radhazi e ato u kënaqën me pushtetin. Ne rri me gishtin në gojë ata kënaqu me qeverisje.
Duam s’duam ta pranojmë, ama kryetari i BDI-së çon politikë të mençur, jo ofenduese, por dashurore, ai s’përdor shprehje politike ofenduese, nacionaliste e shoviste të drejtpërdrejta, po me sintagmën zgjedhore “Për kryeministrin e parë shqiptar”, jo që provokoi partitë maqedonase, por edhe ua mori votat qytetarëve shqiptarë. Nuk është aq lehtë të mohojmë, të dalim mbi 105,000 votuesve e të kritikojmë BDI-në, të dalim e të kritikojmë personin që tetëmbëdhjetë vjet radhazi shumica e popullatës ia japin votën. Ne Ali Ahmetin mund ta shajmë e qortojmë, ama të ishim në vend të tij hiç vota nuk do kishim marrë.

@S. Mehazi

Next Post

Të premten protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Të premten e kësaj jave sërish do të ketë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Këto do të jenë protestat e treta me radhë, ku qytetarët nëpër disa qytete në Maqedoninë e Veriut, po shprehin pakënaqësitë lidhur me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: