Krahu i luftës i BDI-së mund të krahasohet me krahun e Shkupit të Besës. Besa e Shkupit e pakënaqur me humbjen e zgjedhjeve lokale në Çair e Tetovë u ndanë nga Bilalli për të hyrë në qeveri e për të formuar parti të re, poashtu ushtarakët e BDI-së të pakënaqur me shkrirjen e Sekretariatit për Implemetimin e Marrëveshjes së Ohrid duan të ndahen nga partia e BDI-sê, për të formuar parti të re.
Ndarjet e zënkat ndërpartiake e mbrenda partiake shqiptare bëhen për shkak politikës intelegjente të Zaevit. Zaevi, duke e ditur se partitë shqiptare e duan shumë aromën e lakmisë së pushtetit, i afron për t’i futur e lidhur në thesin e tij qeveritar, e më pastaj t’i përçante si do vet. Këtë e bëri në fillim me krijimin e qeverisë me Zijadin Selën, më vonë urtësisht e përzuri nga qeveria për ta përçarë Zijadinin me funksionarët e Aleancës, më vonë me lakmi qeverisëse e përçau krahun e Besës së Shkupit nga Bilalli.
Me heqjen e Ministrisë për Implemetimin e Marrëveshjes së Ohrid, Zaevi, shigjeton keq e rëndë Ali Ahmetin me krahun e luftës të Azbi Likës.
@S.Mehazi
20 mars 2019