Zheji: Kryeministri Rama ka më shumë roje se sa Presidenti Putin

vull

Nga Artur Zheji/

“Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive. Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.

Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?) Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë. Por kjo është një çështje tjetër…”.

Next Post

Moti sot me diell

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet për dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temparaturë të mëngjesit prej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: