Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Orhan Kurtishi, gjatë takimit të mbrëmshëm në qytetin e Kumanovës, midis tjerash ka thënë se Alternativa dhe ideologjia e saj politike ka zënë vend në Kumanovë.
Në vijim po ua përcjellim fjalimin integral:
Të nderuar anëtar dhe simpatizant të Alternativës nga zona zgjedhore nr 2,
Të nderuar qytetar të Kumanovës dhe ju mysafirë, te nderuar përfaqësues të mediave. Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim. Më lejoni që të ju përshëndes të gjithëve,
İ nderuar kryetari i partisë z. Afrim Gashi, të nderuar nënkryetar, e deputet, I nderuari sekretar organizativ Bashkim Murtezi, të nderuar kryetar të degëve të Alternativës zonës zgjedhore nr 2.
Mirë se keni ardhur në Kumanovën e Alternativës në qytetin që asnjëherë nuk ka pas asnjë hamendje në rrugëtimin e saj politik duke zgjedhur gjithmonë Alternativën për të ju ofruar Alternativë qytetarëve të saj.
Pa marr parasysh pushtetin apo opozitën, pa marr parasysh situatën dhe momentin, Kumanova ka qenë është dhe do mbetet Alternativë.
Alternativa dhe ideologjia e saj politike ka zënë vend në Kumanovë, dhe vazhdon të rritet e kultivohet edhe më shumë,
Sa herë që të ketë sfida probleme e padrejtësi patjetër duhet të ketë Alternativë.
Që ky shtet të ketë perspektivë, zhvillim e drejtësi pa dyshim që duhet të ketë gjithmonë Alternativë.
Ne dëshmuam se edhe në pushtetin qendror dhe atë lokal që mundemi të qeverisim pa asnjë aferë koruptive pa asnjë skandal.
Shumë herë kemi qenë të mashtruar, por asnjëherë mashtrues.
Shumë herë kemi qenë të tradhtuar, por asnjëherë Tradhtarë.
Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e drejtësisë, në anën e të mirës e në anën e qytetarëve dhe në anën e familjes.
Ne jemi Alternativë, Alternativa është e jona.
Ju faleminderit shumë.
Shihemi në raste tjera.