Osmani: Forcimi i komuniteteve minoritare në Kosovë është faktor kyç për forcimin e shtetit
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2024/12/vjosa-osmani-730x375-1.webp?resize=730%2C375&ssl=1)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen konstituive të përbërjes së re të Këshillit Konsultativ për Komunitetet, theksoi se Këshilli është një dëshmi e angazhimit të Prishtinës për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe përfshirëse për të gjithë qytetarët.
– Angazhimi im i paluhatshëm është që çdo qytetar, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë ose gjuhën, të vlerësohet dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë kosovare. U ktheva pas në arritjet kyçe të këtij Këshilli gjatë vitit të kaluar dhe shpreha mbështetje të plotë për arritjen e qëllimeve të tij, theksoi Osmani.
Ajo përsëriti se prioritet është mbrojtja e sigurisë dhe dinjitetit të çdo individi, duke theksuar se asnjë qytetar nuk duhet të margjinalizohet ose diskriminohet.
Këshilli Konsultativ për Komunitetet është një trup këshillimor i presidentit të Kosovës me mandat dyvjeçar, dhe drejtohet nga përfaqësues të komuniteteve minoritare në vend.