Procesi i shqyrtimit me Bashkimin Evropian është në vazhdim dhe po ecën me dinamikë të mirë në bazë të së cilës do të marrim raportet e shqyrtimit dhe udhërrëfyesin për hapjen e kapitujve. Paralelisht me atë proces po zhvillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë për televizionin francez “France 24”, foli për procesin e ndryshimeve kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë, si dhe për agjendën reformuese të Qeverisë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE-së.
Procesi i shqyrtimit me Bashkimin Evropian është në vazhdim dhe po ecën me dinamikë të mirë në bazë të së cilës do të marrim raportet e shqyrtimit dhe udhërrëfyesin për hapjen e kapitujve. Paralelisht me atë proces po zhvillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.
I pyetur për mundësinë që Bullgaria të përsërisë veton në të ardhmen për ndonjë çështje tjetër, Osmani thotë se është optimist dhe se me formimin e qeverisë së re në Sofje do të fillojë një kapitull i ri i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.