Sulmi në një spital dhe një shkollë në Gaza me qindra viktima civile është një akt terror çnjerëzor për të cilin nuk ka asnjë arsyetim, ka shkruar në rrjetet sociale ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Osmani thotë se respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht.
Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Osmani.
Sipas autoriteteve palestineze, 500 persona humbën jetën në sulm.