Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Osmani: Veprimet e policisë janë legjitime

1 min read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar sot se veprimet e policisë së Kosovës për të siguruar qasje të kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës janë legjitime.

Duke iu përgjigjur tweetit të ambasadorit amerikan dhe deklaratave të zyrtarëve amerikanë që dënuan veprimet e autoriteteve në Kosovë dhe kërkuan që ato të ndërpriten menjëherë, Osmani vlerësoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshëm, të patjetërsueshëm dhe të pandashëm.

“Veprimet e policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale dhe bandës kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në përmbushje të detyrave kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pavarësisht”, tha Osmani.

“Stabiliteti, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varet edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka përfunduar Osmani.

Verified by MonsterInsights