Pajaziti: Turp! Në komunën e Çashkës me shumicë shqiptare nxënësit e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase!

1 min read
Turp, turp❗️
A e dini se vetëm pak kilometra nga Manastiri i Alfabetit është komuna e Çashkës ku shqiptarët me regjistrimin e fundit dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), por nuk kanë shkollë shqipe.
Fëmijët shqiptarë në këtë komunë rurale arsimin fillor e ndjekin në gjuhën maqedone.
Po, po, në këtë 114 vjetor të Kongresit të Alfabetit, aty s’ka mësim shqip, por “kirilicë”❗️
Po ashtu, mbi 100 nxënës shqiptarë shkollën e mesme e ndjekin në maqedonisht në komunën e afërt të Velesit. Në paralelen e vetme shqipe të gjimnazit të Velesit , mbi 70% e lëndëve ndiqen në maqedonisht.
Pra jo në gjuhën amtare që i’a garanton Kushtetuta❗️
Ku ministri i Arsimit është shqiptar, në një Qeveri përplotë ministra e zvkryeministra shqiptarë…
A nuk është i mjerë dhe i dhimbshëm ky realitet, që vret të ardhmen e një fëmije shqiptar të kësaj treve⁉️
Çka festoni 22 Nëntorin⁉️
Para se të shkoni në Manastir, shkoni dhe shikoni në fytyrë fëmijët e Çashkës❗️
Çfarë klase politike është kjo që merret me politika ditore dhe interesa meskine, nën maskën e €urointegrimeve⁉️
Një ditë do ju zë mallkimi i këtyre fëmijëve‼️