Pallçisht, Azizi: Do të zgjidhim problemin dekadash të ujësjellësit

Nënkryetari i Lëvizjes Besa nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti dhe zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli, realizuan sot një vizitë pune në fshatin Pallçisht.

Qëllimi i vizitës ishte identifikimi i një zgjidhjeje për problemin shumëvjeçar të ujësjellësit, i cili mbetet shqetësimi kryesor i banorëve të këtij lokaliteti.

“U garantuam banorëve se pas finalizimit të projektit do të ndahen fonde nga qeveria dhe do të angazhohemi plotësisht për përmbylljen e realizimit të tij”, deklaroi Azizi, duke theksuar se VLEN do të jetë gjithmonë afër qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights