Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Pas 152 orësh, dy motra nxirren të gjalla nga rrënojat në Turqi - Koha News
Pas 152 orësh, dy motra nxirren të gjalla nga rrënojat në Turqi 1

Një vajzë 22-vjeçare dhe një tjetër 28-vjeçare, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin Adiyamam të Turqisë, pas 152 orësh qëndrim nën to.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit nga poshtë rrënojave kishin dëgjuar zërin e 22-vjeçares të quajtur Rabia.

Kështu, kishin arritur t’i gjenin të dyja motrat, të cilat kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke raportohet se punuan për tetë orë për t’i shpëtuar ato.

Ekipet e Shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke vijojnë punën për t’i shpëtuar ata që kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së ndërtesave.

Të dyja motrave i janë bërë kontrollet e para dhe tashmë i janë dorëzuar ekipeve shëndetësore për t’i dërguar në spital, raporton AA.

Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri tashmë kaluar në mbi 28 mijë.

By vull