Kompania shumëkombëshe britanike e naftës Shell ka premtuar të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia dhe ka kërkuar falje për blerjen e saj gjatë fundjavës me një çmim më të lirë.
Gjigandi i energjisë ka thënë se do të mbyllë të gjitha pikat e karburantit në Rusi, por gjithashtu do të shkurtojë të gjitha vendet e punës aktuale në atë vend.
Kujtojmë, kjo kompani fundjavën e kaluar ishte nën presion të madh për shkak të blerjes së naftës ruse me çmim të reduktuar gjatë pushtimit të Ukrainës.
“Ne jemi të vetëdijshëm se vendimi ynë për të blerë naftë ruse nuk ishte i duhuri dhe na vjen keq për këtë”, tha Shell.