Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Pastrimi në Barcelonë – 14 lojtarë do të largohen nga klubi

1 min read

Pas një sezoni tjetër të pasuksesshëm, drejtuesit e Barcelonës, në afatin kalimtar të verës, po përgatisnin një pastrim në dhomën e zhveshjes. “Mundo Depotivo” pretendon se 14 lojtarë do të largohen nga klubi pas përfundimit të sezonit.

Barcelona fitoi Kupën e Spanjës, por ky trofe është një ngushëllim i vogël për debaklin në Champions League dhe kampionatin vendas.

Pas dështimit në Levante, kur u bë e qartë se Barcelona kishte mbetur pa një shans për të fituar La Liga, drejtuesit e klubit vendosën që skuadra kishte nevojë për një ndryshim të plotë.

Shumica e 14 lojtarëve në listën e transferimeve do të shiten, dhe vetëm disa do të huazohen te klubet e tjera.

Ndër lojtarët që do të shiten janë portieri Neto, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Felipe Coutinho, Matheus Fernandez (i huazuar në Valladolid këtë sezon), Martin Braithwaite, Ricky Puig, Clement Lengle