Ministri i Pushtetit Lokal në një intervistë për emisionin “Vo centar” deklaroi se me kontratën për autostradat e reja, Maqedonia ka marrë çmimin më të ulët për kilometër të ndërtuar në rajon, veçanërisht nëse merret parasysh dallimi në mes çmimi për ndërtimin e një autostrade në terren të sheshtë kundrejt çmimit në një zonë malore.
“Shikoni ku rruga është e rrafshët, Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar, atje çmimi është shumë i ulët – rritet çmimi Gostvat – Bukojçan”, ka sqaruar ministri Penov në intervistën me Vasko Eftov.