PENSIONOHET IMAMI I XHAMISË ESKI NË TETOVË – MURAT EF. ISMAILI

Pas një shërbimi të gjatë dhe të përkushtuar në mesin e besimtarëvë të Tetovës, Murat ef. Ismaili pensionohet nga detyra e imam-it në xhaminë historike Eski.

Murat Sami Ismaili lindi më 21 prill 1961 në Tetovë. Arsimin fillor tetëvjeçar e kreu në shkollën “Istikbal”, ndërsa shkollën e mesme fetare “Alauddin” në Prishtinë nga viti 1976 deri më 1981. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë në periudhën 1981–1985.
Në vitin 1993 u punësua si mualim në Xhaminë Eski, ndërsa në vitin 2009 u emërua imam i kësaj xhamie, detyrë të cilën e ushtroi me përkushtim deri në vitin 2025. Në vitin 2003 kreu edhe magjistraturën në Universitetin e Tetovës, pranë Fakultetit Filozofik, dega e Historisë.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e pensionimit të tij, ishte e pranishme edhe operativa e Myftinisë së Tetovës e udhëhequr nga Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaiili, i cili i dorëzoi Murat efendiut një plaketë mirënjohjeje në shenjë respekti për kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të fesë, dijes dhe qytetarëve të Tetovës në përgjithësi. Shëndet, mirësi dhe urata nga më të ndryshmet u përcollën nga Myftiu, kolegët dhe besimtarët e xhamisë Eski. Të gëzoj pensionin dhe të vazhdoj të jetë pjesë e rëndësishme e jetës fetare në kuadër të besimtarëve dhe Myftinisë së Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights