Një nga ndeshjet më të mëdha në botë, dueli mes Realit dhe Barcelonës nuk do të transmetohet në Angli.
Për shkak të një rregulli mbi 60 vjeç, tifozët e futbollit në ishull nuk do të shikojnë El Calsico.
Përkatësisht, El Clasico nuk do të transmetohet për shkak të ligjit që ndalon transmetimin e ndeshjeve të futbollit nga ora 14:45 deri në 17:15 me orën lokale.
Ndeshja në Spanjë nis në orën 15:15 dhe përfundon diku rreth orës 17:15, që përkon me ndeshjet e Premierligës që do të nisin në orën 15:00 me orën lokale.
“Jemi të zhgënjyer. Tifozët britanikë nuk do të jenë në gjendje të shikojnë El Clasico ose debutimin e Bellingham këtë fundjavë për shkak të rregullit të vetë-imponuar të Britanisë për mos futboll të shtunave nga ora 14:45. “Ndërsa ne mbështesim plotësisht masat për të promovuar pjesëmarrjen në stadiumet angleze, ne besojmë se kjo duhet të kufizohet në televizionin kombëtar të futbollit dhe jo në ndeshjet jashtë shtetit,” tha menaxheri i përgjithshëm i La Liga në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Keegan Pearce.