Një orë e gjysmë më vonë ka përfunduar takimi në Antalia mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitry Kuleba dhe Sergej Lavrov. Sipas Kulebës, negociatat ishin të vështira, por nuk u arrit marrëveshje, megjithëse ai personalisht u përpoq të gjente një zgjidhje diplomatike. U diskutua edhe për autokolonat humanitare dhe armëpushimin, si dhe për një takim të mundshëm të drejtpërdrejtë ndërmjet Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenski, shkruan Telegraf .
Në takim Lavrov tha se është më mirë të kemi paqe të ftohtë sesa luftë të ftohtë.
Kuleba dhe Lavrov udhëtuan për në Antalia me ftesë të homologut të tyre turk, Cavusoglu.