Përfundon bashkëpunimi me trajnerin Alpaslan Erdem

FC Shkupi ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Alpaslan Erdem. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme, dhe klubi ka shprehur mirënjohje për përkushtimin, punën dhe profesionalizmin e treguar nga trajneri gjatë periudhës së tij në krye të ekipit.
“Faleminderit për gjithçka!”, thuhet në njoftimin e klubit, duke i uruar Erdem suksese në të ardhmen profesionale dhe personale.