Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli)

2 min read

Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli) në ditën e ndarjes nga jeta, 24 korrik 1930. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1868. Është vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare kapedan Çerçiz Topullit.
Në rini dërgohet për shkollim në Stamboll në ryzhdije ushtarake (progjimnaz osman) e më pas studioi në idadije (gjimnaz) në profilin shkencor. Gjatë shkollimit u njoh me atdhetarë të ndryshëm shqiptarë si Jani Vreto, Naim Frashëri, Rauf bej Leskoviku e shumë të tjerë që ndikuan në formimin e tij jo vetëm intelektual por edhe si patriot. Fillimi i shekullit të XIX do ta gjente atë në rolin e mësuesit në Manastir e Selanik ku nën ndihmesën e tij të drejtpërdrejtë do të hapej komiteti “Për lirinë e Shqipërisë” si edhe do të ishte antar i “Komisionit të Alfabetit” (përkrahes i alfabetit Latin).
Bajon do ta ndeshim jo vetëm si mësues por edhe në rolin e komitit nën emrin “Garibaldi i Shqipërisë” i cili merr hak duke vrarë Dhespotin e Korçës, Fotin për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit. Çeta e tij u krijua në teqen bektashie të Melçanit dhe do të ndërmerrte një sërë operacionesh në zonën e Korçës deri në ditën e Pavarësisë. Pas Pavarësisë e gjejmë në Turqi nën shërbimin e Ataturkut në disa funksione qeveritare dhe vetëm ne vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri ku pas pesë vitesh do të ndërronte jetë në Sarandë.