Kaos i plotë në Old Trafford pas ndeshjes dhe humbje ndaj Brighton.
Në kuadër të xhiros së 5-të të Premiership-it anglez, Brighton mposhti Manchester Unitedin si mysafir me rezultat 3:1.
Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq, Danny Welbeck i kaloi ata në avantazh në minutën e 20-të. Mesfushori gjerman Pascal Gross rriti epërsinë në minutën e 53-të dhe sulmuesi i ri brazilian Joao Pedro shënoi në minutën e 71-të për 3:0.
Klubi nga Old Trafford aktualisht është i 13-ti në ligë dhe pas pesë xhirove ka dy fitore dhe tri humbje, nëntë pikë prapa liderit Manchester City dhe pas takimit kundër Brighton ka pasur incidente në dhomat e zhveshjes.
Gjegjësisht, sipas mediave angleze, kapiteni i parë Bruno Fernandes ka pasur një konflikt me Scott McTominay. Mesfushori skocez e nisi për herë të parë nga minuta e parë në sezonin e ri dhe nuk bëri emër, ndaj futbollisti portugez e sulmoi.
Pas qetësimit të situatës, argjentinasi Lisandro Martinez ka debatuar me portierin suedez Victor Lindelof. Situata u qetësua, por marrëdhëniet brenda dhomës së zhveshjes së United u dëmtuan shumë përpara vizitës ndaj Bayernit në Champions League.
Djajtë e Kuq nesër do të luajnë jashtë shtëpisë ndeshjen e parë të sezonit të ri në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit dhe ndeshja është caktuar për në orën 21:00.