Përplasje mes Kosovës dhe Serbisë në OKB për sigurinë dhe të drejtat e serbëve

Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor për misionin e OKB-së në Kosovë, kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen akuza të ashpra. Ministrja në detyrë e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, akuzoi Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën përmes veprimeve të dhunshme dhe përmendi sulmin paramilitar në Banjskë në shtator 2023 si shembull konkret të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga një shtet tjetër.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se gjendja e serbëve në Kosovë po përkeqësohet dhe se qeveria e Albin Kurtit po i shpërbën institucionet serbe, duke rrezikuar jetesën e mijëra familjeve. Ai pretendoi se sulmet ndaj serbëve janë rritur dhe se nga viti 1999 kanë ikur mbi 200.000 serbë, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gërvalla përsëriti kërkesën për ekstradimin e Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, ndërsa Gjuriq tha se dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhje, por kërkoi ndërtimin e tij mbi baza të besimit dhe respektit të ndërsjellë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights