Po mos ta kishin paguar 160 milion euro, ndoshta kritikat në llogari të tij nuk do të ishin aq të ashpra.
Kështu Coutinho është goditur vazhdimisht nga tifozët e Barcelonës, sidomos pas El Klasikos duke e akuzuar për lojë inferiore. Tifozët duan që në vend të tij të luaj Malcom i cili mbrëmë shënoi gol dhe jep një kontribut të madh për skuadrën.
Njëherit tifozët presin me shpresë kthimin e Osman Dembele me çka rehabilitimi i tij është nga fundi dhe mund të gjendet në takimin përball Atletiko Bilbao./KohaNews
