Pikë Grumbullimi për Lëkurat e Kurbanit – Njoftim nga Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton të gjithë qytetarët se për menaxhim të sigurt dhe të organizuar të mbetjeve gjatë festës së Kurban Bajramit, lëkurat e kurbanëve duhet të dorëzohen vetëm në pikën grumbulluese të kompanisë “Saubermacher”, e cila ndodhet në rrugën Trebosh – Pallma Mall.
🗓️ Aksioni do të zhvillohet nga data 06.06.2025 deri më 08.06.2025.
Pas kësaj date, ky shërbim nuk do të jetë më në dispozicion.
Ky veprim ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndotjes dhe garantimin e një feste të qetë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.
📍 Lokacioni i pikës grumbulluese:
Kliko këtu për lokacionin në hartë