Në emisionin e tij, Gerard Pique është tallur me ish-partneren e tij Shakira dhe këngën e saj të re, e cila “mblodhi” 90 milionë shikime në 2 ditë.
Përkatësisht, Pique themeloi një ligë në të cilën ndikues dhe ish-futbollistë luajnë futboll, të quajtur “The Kings League”.
“Kam një njoftim të madh. Casio na dha orë. Kemi një marrëveshje me “Casio”, ata janë patronët e kësaj lige”, tha Pique ndërsa të tjerët në studio qeshën me të madhe.
“Po tallesh”, shtoi një nga të ftuarit.
“Jo jo, e kam seriozisht.” Kanë dërguar një orë për të gjithë”, tha futbollisti.
“Pse u bashkua Casio?” pyeti një pjesëmarrës.
“Për shkak të këngës së Shakirës”, u përgjigj menjëherë futbollisti argjentinas në pension Sergio Kun Aguero dhe të gjithë filluan të qeshin edhe më fort.
Kujtojmë që këngën e re Shakira ia ka kushtuar Pique-s dhe të dashurës së tij të re, Clara-s, ndaj përmes tekstit ndër të tjera i ka thënë se “Ferrari”-n e ka ndërruar me “Twingo”, “Rolex”-in e ka ndërruar me “Casio”. ..”.