“Piter Pan” në skenë sonte për një qëllim të mirë: Baleti kombëtar mbledh fonde për të prekurit nga tragedia në Koçani

Kumtesë për publikun: Informacion për interpretimin e shfaqjes së baletit për fëmijë “Piter Pan” të prodhuar nga Opera dhe Baleti Nacional, sonte (24 mars) me fillim nga ora 19:00, shfaqja ka karakter humanitar

 

Të nderuar!

 

Sonte, më 24 mars me fillim nga ora 19:00, do të interpretohet një nga shfaqjet më të njohura dhe të ndjekura të baletit për fëmijë, “Piter Pan”, produksion i Operës dhe Baletit Nacional. Shfaqja ka karakter humanitar dhe fondet e mbledhura nga shfaqja do të dhurohen për fondin e të dëmtuarve dhe të lënduarve në ngjarjen tragjike në Koçani.

Koreografia është e Xhejms Amarit nga Franca, kurse skenografia dhe kostumet janë të Zoran Kostovskit dhe Marija Pupuçevskës. Në shfaqja marrin pjesë solistët dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional, të cilët do të sjellin në skenë këtë histori emocionuese.

Historia e “djaloshit që nuk dëshiron të rritet” është një nga historitë më të suksesshme dhe më të njohura për fëmijë të të gjitha kohërave, e treguar për breza me radhë. “Peter Pan”, personazh i krijuar nga shkrimtari dhe dramaturgu skocez Xh. M. Beri, do të kënaqë të rinjtë dhe të moshuarit me historinë e tij aventureske, në të cilën heroi kryesor jeton në ishullin magjik të Neverland-it si udhëheqës i bandës së tij të “Djemve të Humbur” së bashku me sirenat, zanat dhe piratët. Shfaqja magjeps publikun më të ri me muzikën, kostumet dhe skenografinë e saj të bukur dhe fëmijët duke e ndjekur me entuziazëm të madh. Fëmijëria e shkujdesur e Piter Panit, i cili nuk dëshiron të rritet kurrë, do t’u kujtojë shikuesve më të vegjël rëndësinë e imagjinatës dhe lirisë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights