Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Plan për vrasjen e Albin Kurtit, autori i dyshuar është shqiptari ekspert në snajper - Koha News
Plan për vrasjen e Albin Kurtit, autori i dyshuar është shqiptari ekspert në snajper 1

Detaje të reja janë publikuar nga plani për eliminimin fizik të kryeministrit të Kosovës, në vitin 2021.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ishte ajo që zbuloi të dhënat e një përpjekje të fshehtë për të vrarë Albin Kurtin. Sipas të dhënave personi që do të kryente qitjen ishte nga Shqipëria dhe përveç Kurtit në shënjestër ishin edhe dy të tjerë. Kështu rezulton në një dokument të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokumentet që disponohen theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Shqiptari i dyshuar sipas Njësisë Kundër Terrorizmit në Kosovë, është identifikuar si Prek Kodra. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve, ndërsa shkruhet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

By vull