Policia e Tetovës me një apel për qytetarët pas zjarrit në ish-fabrikën e Makedonija Tabak, këto janë detajet 1

Nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në ish-fabrikën “Makedonija Tabak”, janë informacionet fillestare nga policia.

– Në SPB Tetovë në ora 09.30 është raportuar se ka rënë zjarr në një depo për deponim të produkteve në fabrikën e Tetovës, që gjendet në mes të rrugëve “Marshal Tito” dhe “Boris Kidric” në Tetovë. Sipas raportit fillestar nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë janë duke ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Shërbimet e SPB-së së Tetovës tashmë janë dërguar në vendin e zjarrit dhe janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme.

SPB Tetovë apelon qytetarët që të përmbahen nga daljet e panevojshme, kalimi apo qëndrimi në vendin e zjarrit.

Policia e Tetovës me një apel për qytetarët pas zjarrit në ish-fabrikën e Makedonija Tabak, këto janë detajet 2

By vull