Pollog, Mexhiti: Miratohet deponia moderne sanitare me investim mbi 17 milionë euro

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, bëri të ditur se ky investim, që kap vlerën mbi 17 milionë euro, është i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian. Ai theksoi se sistemi rajonal që do të ndërtohet do të jetë funksional për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Deponia aktuale e Rusinos do të mbyllet, ndërsa në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, që përmbush standardet më të larta mjedisore dhe europiane.

Sipas Mexhitit, përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:

  • ndërtimin e 5 stacioneve të transportit,

  • sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja,

  • krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve.

“Nuk po investojmë thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!”, ka shkruar Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights