Prej mesnatës benzina rritet për një denar, nafta për një denar e gjysmë
1 min read
Çmimet me pakicë të benzinës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnata do të rriten për 1 denar, ndërsa të naftës për 1,5 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit.
Çmimi i ri i Eurosuper 95 do të jetë 78,50 denarë, Eurosuper 98 do të shitet 80,50 denarë, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 67,50 denarë dhe Eurodizel për 69 denarë për litër.