Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekoroi sot me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”
Në fjalën e Tij, Presidenti Begaj duke vlerësuar Ambasadorin Walker, tha ndër të tjera se ai është një mik i shqiptarëve dhe njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.

16 Janar 2023 Presidenti Begaj dekoron me medaljen e “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekoroi sot me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker, me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”
Në fjalën e Tij, Presidenti Begaj duke vlerësuar Ambasadorin Walker, tha ndër të tjera se ai është një mik i shqiptarëve dhe njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.
Presidenti Begaj vlerësoi se Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kreu i Shtetit në fjalën e tij nënvizoi më tej se: “Kanë kaluar njëzet e katër vjet,që nga dita kur ambasadori Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, u bë dëshmitar i një prej masakrave më të rënda të kryera në Reçak, më 15 janar të vitit 1999.”
Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si “një krim kundër njerëzimit”.