Home Vendi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se në Ohër është arritur një marrëveshje...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se në Ohër është arritur një marrëveshje (VIDEO)

0

– Sot ishte dita kur duhej të merreshim vesh për planin e zbatimit. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se këto pak pika për të cilat kemi rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave. Një nga pikat kyçe është se Këshilli Evropian do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit, i cili do të zgjerohet.

Vuçiq tha se Këshilli Evropian rrugës, e cila është e gjatë, do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit. Do të vlerësohet në mënyrë të pavarur për secilën nga palët se çfarë kanë bërë. “Për ne obligim prioritar është detyrimi për formimin e Asociaoni-së në përputhje me obligimet e mëparshme nga dialogu”, tha ai.

Ai shtoi se as sot nuk ka firmosur asgjë.

– As sot nuk kam firmosur asgjë. E bëra të qartë se cilat ishin vijat tona të kuqe. Nuk ishte dita D, por ishte një ditë e mirë. Nesër do të prezantoj çdo pikë para qytetarëve. 

Previous articleDrejtpërsëdrejti nga Ohri, Boriell do të shpalos se deri ku kanë arritur bisedimet (VIDEO)
Next articleBorelj: Marrëveshja është arritur në fund të shkurtit dhe sot është biseduar se si të zbatohet