Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari vizitojnë pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 25”

Me rastin e fillimit të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25), Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, Kontrollën e Lartë të Ushtrimit dhe Kampin Taktik.
Gjatë vizitës, ata u informuan nga afër për rolin dhe kontributin e FSK-së në kuadër të DE25, si dhe për nivelin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.
Në përmbyllje, Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari përgëzuan pjesëtarët e FSK-së dhe ushtarakët aleatë për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar, duke e vlerësuar ushtrimin si një mundësi të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe gatishmërisë operacionale të FSK-së.