Presidentja Osmani – Finlanda, partner i rëndësishëm në rrugëtimin euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Në fokus të diskutimit ishin mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Osmani e cilësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm për Kosovën dhe theksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të vendit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën zyrtare të Presidentes në Finlandë që pritet të realizohet në fund të këtij muaji, me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.