Presidentja Osmani priti në takim nxënësit e International Maarif Schools of Kosova, fitues në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova, të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës z. Ömer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.
Ky arritje dëshmon përkushtimin e tyre dhe të institucionit arsimor International Maarif Schools of Kosova, pjesë e një rrjeti global që operon në mbi 43 vende të botës.